Ky është gjeniu nga Kosova që në garat e matematikës në Berlin mundi 449 konkurentë

Kohë më parë ai ka ngadhënjyer në garat e Matematikës për gjeneratën e tij, duke lënë pas 449 nxënës të tjerë, të përzgjedhur nga shkollat e kryeqytetit gjerman.

Fillimisht, Driani garoi në shkollën e tij, ku u rendit i pari në testet e matematikës. Më pas, ai kaloi me sukses fazën komunale, ku konkurrenca ishte shumë e fortë për shkak të numrit të madh të shkollave në Berlin.

Nga kjo fazë u përzgjodhën 450 nxënësit më të mirë, të cilët garuan në Olimpiadën finale të Matematikës.

Në këtë garë, Drian Beqa doli fitues absolut, duke u shpallur nxënësi më i mirë në matematikë i gjeneratës së tij në Berlin.

Driani rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton shpesh Kosovën, duke mbajtur të gjallë lidhjen me rrënjët e tij.

Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që ndodhen.