Gjërat po bëhen më serioze, e dashura e Piques është takuar me fëmijët e tij
Partnerja e re e supozuar e Gerard Piques, me të cilin është parë pas njoftimit të ndarjes nga Shakira pas 12 vitesh lidhje, tashmë është takuar me Milan dhe Sasha, fëmijët që futbollisti ka me këngëtaren.
Top Albania Radio shkruan se kjo u zbulua nga Laura Fa dhe Lorena Vasquez në podkastin “Mamarazzi”, ku detajuan se të dielën e kaluar, mbrojtësi shkoi me fëmijët e tij në Kupën e Botës së Balonave.
Në event ishte edhe vajza 22-vjeçare, e cila shihej shumë pranë me fëmijët. Ata treguan gjithashtu se gruaja, e identifikuar si C, punon në kompaninë e futbollistit ‘Kosmos’.
Megjithatë, ato saktësuan se ajo që është thënë në media të tjera se ajo është krahu i djathtë i Pique në kompani nuk është i vërtetë, pasi ajo është thjesht një punonjëse tjetër, e cila i ishte bashkuar biznesit së fundmi për faktin se kompania vazhdon të rritet.
Fa dhe Vasquez treguan se të dy përpiqen të mbajnë një marrëdhënie pune shumë diskrete dhe se mezi kontaktojnë në punë.
Ata zbuluan gjithashtu se Gerard mbërriti të shtunën në orët e para të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me partneren e re.

