‘Gjermani’ aksidenton për vdekje një 77-vjeçar në Kamenicë
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot, mes një veture dhe një motoçiklete, në rrugën Gjilan Bujanovc, në afërsi të fshatit Crep të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima është një 77-vjeçar i komunitetit serb, i cili po kthehej me motoçikletë në drejtim të fshatit Ropotovë, kur dyshohet se është goditur nga një veturë.
Burimet e Sinjalit brenda policisë kanë bërë me dije që vetura e cila po drejtohej nga një shtetas i Gjermanisë, ishte në tejkalim, kur goditi motoçiklistin.
Motoçiklisti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

