Gjermani dënohet në Kosovë me 8 muaj burgim
Shtetasi gjerman Kevin Spanner është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, Dega në Kamenicë, me tetë muaj burgim për aksidentin, ku humbi jetën V.V., pjesëtar i komunitetit serb.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 6 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj Kevin Spanner, me arsyetimin se më 25 korrik të këtij viti, në aksin rrugor nga pika kufitare “Dheu i Bardhë” në drejtim të fshatit Crep të Ranillugut, duke drejtuar veturën “BMW G4Z”, me të arritur tek kryqëzimi në rrugën në fshatin Korminjan fillon tejkalim të pasigurtë, duke kaluar shiritin e majtë në vijë të plotë dhe me pjesën e parë të anës së djathtë të veturës e godet mbrapa motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri V.V.
Kësisoj Kevin Spanner kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një deri në tetë vjet.

