Gjermania pezullon proceduat për deportimin e afganëve
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Afganistan, Gjermania ka bërë të ditur se do të ndalojë përkohësisht dëbimin e afganëve të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.
“Për shkak të zhvillimeve aktuale në lidhje me situatën e sigurisë, ministri federal i Punëve të Brendshme ka vendosur të pezullojë për momentin deportimet në Afganistan”, shkruan në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Steve Alter.
Azilkërkuesit afganë, që u ishte refuzuar kërkesa për azil, Gjermania i rikthente në vendin e tyre.

