Gjest human i qytetarit, portofolin e gjetur e dorëzon në polici

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti në komunitet i Policisë së Kosovës  të Stacionit Policor Kllokot, me 05.12.2022 rreth orës 17:15 ne Stacionin Policor Kllokot, kanë pritur personi Xh. R. nga një fshat i komunës së Vitisë i cili sjell një portofol që e kishte gjetur afër marketit “Viva-Fresht” në Kllokot.

Ne portofol kishte një shumë parash (735 euro dhe 100 franga zvicerane)  si dhe (2) dy  kartela bankare.

Policia e Kosovës kanë arrit që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë dhe thërrasin personin që e kishte humbur portofolin (ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim).

Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot, portofoli i gjetur i kthehet pronarit legjitim.

Personi që kishte humbur portofolin, ka falënderuar personin që kishte gjetur atë, njëherit ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për sjelljen e tyre korrekte. (foto ilustrim)