Gjesti human i mjekut nga Gjilani: Nëse s’keni mundësi të paguani vizitat, më kontaktoni!

Mjeku nga Gjilanit, Armend Rexhepi, ka bërë një gjest human për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë shërbimet mjekësore.

Dr. Armendi ka vendosur një letër në xhamin e pasmë të makinës së tij, ku u drejtohet qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë vizitat mjekësore, duke iu thënë që ta kontaktojnë këtë të fundit, pasi do t’u shërbejë falas.

“Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”, shkruhet në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.