Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’: Mos folni shumë e pa lidhje
Deklaratat e aktorit të njohur Laert Vasili në një emision televiziv kanë ngjallur reagime të forta në rrjet.
Vasili u shpreh sërish me ironi ndaj fitores së Gjestit në Big Brother Albania, duke thënë: “Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”.
Por nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gjestit erdhi në stilin e tij të zakonshëm. i drejtpërdrejtë, ironik dhe i mbushur me humor.
Përmes një videoje në TikTok, ai iu përgjigj kritikëve: “Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”.
“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”, theksoi tutje.
Në të njëjtën video, ai shtoi: “Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.
Laerti e ka sulmuar vazhdimisht Gjestin për këtë pjesë edhe sa ishin në Big Brother VIP, ndonëse këngëtarit pejan nuk i ka bërë përshtypje.

