Gjeti eshtra në oborr derisa po hapte një kanal
Një person në Skenderaj ka raportuar se ka hasur në disa eshtra, që dyshohet të jenë të njeriut, derisa po hapte një kanal në oborrin e tij.
GJETJE E ESHTRAVE (MBETJE MORTORE): Skenderaj 08.10.2020-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke hapur një kanal në oborrin e tij ka hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Njësia për hetimin e krimeve të luftës ka marrë disa mostra. Me vendim të prokurorit rasti mbetet për informim derisa të verifikohen mbetjet në fjalë, thuhet në raportin e policisë.