Gjiko thotë se nuk e do Milaim Zekën në emisionin e Elitës

Reperi i njohur kosovar, Gjiko, ka treguar arsyen se pse nuk do ta donte Milaim Zekën si të ftuar të Elita Rudit.

Në emisionin “Haje ose thuaje”, ku u kërkohet ti bëjnë pyetje pikante njëri tjetrit, e një ndër pyetjet e Elitës ndaj Gjikos ishte, “Kush është një  mysafir që nuk të ka pëlqyer e që sipas teje nuk duhet ta thërras më asnjëherë?”.

Gjiko vendos të përgjigjet pa asnjë hezitim “Milaim Zeka ështe shumë i rëndë , kisha pas qef me pa në emisione tjera, po te gruaja jem jo, dika tjetër le te shkon por te ti jo”, teksa dytë vazhduan të qeshen me përgjigjen e dhënë.

Gjiko nuk tha diçka më kontrete në lidhje me Milaim Zekën, por që u kuptua se ai ishte i pa kënaqur me sjelljen e ish deputetit dhe fjalorin ekstrem banal që ka.