Gjilan: 1.119 gjoba, 16 patentë të konfiskuar brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 03.05.2024 – 10.05.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.119 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë konfiskuar përkohësisht 16 patentë shoferë, thuhet në njoftim.