Gjilan: 1.235 gjoba brenda javës për kundërvajtësit në trafik
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, gjatë periudhës kohore 08.12.2023-14.12.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.235 gjoba për kundërvajtësit.
Po është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve ndaj nëntë ngasësve, thuhet në njoftim.
Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik dhe të përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës.

