Gjilan, 1.384 gjoba për kundërvajtësit në trafik
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 16.05.2024 – 23.05.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.384 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor në komunat e rajonit të lindjes.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë konfiskuar përkohësisht 10 patentë shoferë, kurse janë tërheq nga komunikacioni 14 motoçikleta, thuhet në njoftim.

