Gjilan: 146 km/h, i merret patentë shoferi për tre muaj

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Dobërqan-Crep, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësinë 146 km/h.

Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.