Gjilan, 1800 gjoba në trafik brenda një jave, konfiskohen 45 patentë shoferë

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 2.01.2026 – 8.01.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1.800 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtyre planeve, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 45 ngasës.

Me qëllim parandalim të aksidenteve, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.