Gjilan, 19 persona të akuzuar për dhunë në familje gjatë muajit mars
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit mars 2025, ka pranuar 22 kallëzime penale, ndaj 23 personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Gjatë kësaj periudhe kohore Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur 19 aktakuza, kundër 19 personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një personi të mitur, për këtë vepër penale, thuhet në njoftim.
