Gjilan: 31 patentë-shoferë konfiskohen brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 07.07.2023-13.07.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” ka shqiptuar 1.178 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 17 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 20 aksidenteve me të lënduar si dhe janë konfiskuar 31 patentë shoferë, thuhet në njoftim.