Gjilan: Arrestohen dy persona pasi e sulmuan një tjetër, konfiskohet një pistoletë
Policia ka njoftuar se ka arrestuar dje dy persona nga Gjilani pasi e kishin sulmuar një tjetër.
Raporti i policisë:
Rr. Kosovës, Gjilan, 23.05.2022-19:50 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një zënke që kishin pasur e kanë sulmuar fizikisht, viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Te njëri i dyshuar është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me 2 fishekë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

