Gjilan: Arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në raste të ndara për posedim të narkotikëve.
Njoftimi i policisë:
Rr. Idriz Seferi , Gjilan, 30.03.2022-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.61.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Gjilan, 30.03.2022-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.94.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

