Gjilan: Arrestohet një person pasi në shtëpi iu gjetën 220 gramë kokainë
Policia ka arrestuar dje një person në Gjilan, pasi në shtëpinë e tij iu gjetën dhe konfiskuan 220 gramë kokainë.
Njoftimi i plotë i policisë në raportin 24 orësh:
Rr. Azem Shkreli, Gjilan 02.06.2023 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar: gjashtë (6) paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë totale 220 gramë, dy (2) peshore digjitale, një (1) thikë, një (1) lugë metali dhe disa qese për paketim të substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

