Gjilan, brenda një jave konfiskohen 30 patentë-shoferë
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 24.01.2025 – 30.01.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, kanë shqiptuar 1.558 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e 10 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 15 aksidenteve me të lënduar, ndërsa është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 30 ngasës, thuhet në njoftim.

