Gjilan, brenda një jave konfiskohen 72 patentë shoferë

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 06.02.2026 – 12.02.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1.778 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 16 aksidenteve të trafikut me dëme materiale si dhe 15 aksidenteve me të lënduar.

Njëherësh, janë shqiptuar 72 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 72 ngasës, thuhet në njoftim.