Gjilan, brenda një jave policia shqipton mbi 1.600 gjoba, konfiskon 39 patentë-shoferë

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 23.01.2026 – 29.01.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, kanë shqiptuar 1.638 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë shqiptuar 49 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 48 gjoba për përdorim të telefonit, 39 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta) si dhe 39 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike.

Me qëllim parandalim të aksidenteve në trafik, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore.

Porositë për ngasës:

  • Bëni kujdes për sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull dhe shi
  • Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet
  • Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë
  • Rrit distancën nga automjetet para
  • Ndiq vijat anësore të rrugës
  • Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente
  • Mos ndalo në rrugë