Gjilan: Brenda një jave shqiptohen mbi 1000 gjoba në trafik

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 25.08.2023-31.08.2023, në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni veror 2023’’ ka shqiptuar 1096 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 22 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 17 aksidenteve me të lënduar si dhe është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 20 ngasës, thuhet në njoftim.