Gjilan, djali i mitur godet me sëpatë babanë e tij, ai në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Gjilan, ku një i mitur ka goditur me sëpatë babanë e tij, i cili është transportuar në QKUK në gjendje të rëndë.

Policia tha se ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me një përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale, i cili pas vlerësimit fillestar ka konstatuar se fëmija ka nevojë emergjente për strehim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga ngjarja.

Policia, që e cilësoi rastin si “vrasje e rëndë në tentativë”, tha se po e heton rastin.

Raporti i plotë i policisë:

Gjilan 20.02.2026 -19:30. Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar, djali i tij i moshës së mitur. Viktima pas ekzaminimeve mjekësore, për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja. Rasti duke u hetuar.