Gjilan: Dy persona i rrahin dy të tjerë dhe largohen në drejtim të panjohur

Policia ka bërë të ditur se dje dy persona kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar para veturës, dy persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.