Gjilan: Gjobiten 1.119 drejtues mjetesh, 82 për përdorim telefoni

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 21.07.2023-27.07.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” ka shqiptuar 1.119 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete në hetimin e një  aksidenti të komunikacionit me fatalitet, 42 aksidenteve me dëme materiale, 31 aksidenteve me të lënduar si dhe është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 33 ngasës.

Njëherësh, nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor janë shqiptuar gjoba edhe ndaj 82 vozitësve, të cilët janë hasur duke përdorë telefonat celularë, thuhet në njoftim.