Gjilan, gjobitet me 500 euro, u regjistrua duke vozitur me 175 km/h
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajve ndaj kundërvajtësit i cili përmes veturës me pajisje inteligjente është regjistruar duke vozitur me shpejtësi 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h.
Po ashtu gjatë javës së fundit janë shqiptuar edhe 11 gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 11 kundërvajtës të cilët gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente janë hasur duke tejkaluar në vijë të plotë, tejkalim shpejtësie e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

