Gjilan: Godet me veturë këmbësorin, vozitësi ik nga vendi i ngjarjes

Raportohet se vozitësi i pa njohur me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur) dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen Arbëria, rreth orës 13:00.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti është duke u hetuar, njofton Policia./mediafokus.info/