Gjilan: Gruaja e rrah burrin, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjilan, ku gruaja e ka rrahur burrin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjilan, 03.04.2022-08:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin-viktimën mashkull kosovar.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Foto ilustruese)