Gjilan: Harrojeni stuhinë e djeshme, në këtë orë sot do të jetë shumë e fuqishme

Mot me shi, stuhi e shkarkim rrufesh do të mbretërojë edhe sot në mbarë vendin, raporton Mediafokus.info.

Por, një faqe e cila njihet për saktësi maksimale, po paralajmëron stuhi edhe më të fuqishme në Gjilan, krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas faqes “Moti në Gjilan”, gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive, duke sjellur rrebeshe shiu, herë-herë rrëke dhe breshër, të shoqëruara me shkarkesa të ashpërta rrufesh.

“Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruar me ndonjë shkarkesë elektrike. Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive, duke sjellur rrebeshe shiu, herë-herë rrëke dhe breshër, të shoqëruara me shkarkesa të ashpërta rrufesh! Priten vërshime masive!  Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 20-50 km/h! Temperaturat do të luhaten prej 16 deri në 27°C”, thuhet në njoftimin e Moti në Gjilan, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkohë, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 13:45, pas takimit me emergjencat civile./mediafokus.info/