Gjilan: I maskuar e nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur arkën e një marketi
Gjilan, 13.01.2022-20:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60€ dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti vazhdon të hetohet, ka njoftuar Policia e Kosoves.
/foto: arkiv/

