Gjilan, i zoti dasmës shoqërohet në polici, kjo është arsyeja
Një person në Gjilan është shoqëruar në polici për moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre pasi dyshohet se në dasmën e tij ka pasur të shtëna me armë.
Gjilan / 06.08.2024 – 21:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në ahengun e tij familjar dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.


 
 
 
						 
						