Gjilan: Konfiskohen 16 patentë shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 09.06.2023-15.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1.236 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 9 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 18 aksidenteve me të lënduar, si dhe janë konfiskuar 16 patentë shoferë, thuhet në njoftim.
