Gjilan, konfiskohen 23 patentë-shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 07.02.2025 – 13.02.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, kanë shqiptuar 1,288 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 23 ngasës.
Policia rikujton shoferët se gjatë kohës së drejtimit u ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat zvogëlojnë mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

