Gjilan, mbi 1.100 gjoba në trafik brenda javës, 13 ngasësve u konfiskohen patentë-shoferët
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës 27.12.2024 – 02.01.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative, ka shqiptuar 1.120 gjoba për kundërvajtësit.
Në kuadër të këtyre planeve, janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e 17 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 17 aksidenteve me të lënduar, ndërkaq janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 13 ngasës.
Me qëllim parandalimi të aksidenteve në trafik, Policia në Gjilan apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Njëherësh, kërkohet kujdes në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull.

