Gjilan: Mbi 1.100 gjoba për kundërvajtësit në trafik
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë, gjatë periudhës kohore 29.12.2023-04.01.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.124 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani, masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike është shqiptuar ndaj 30 ngasësve, thuhet në njoftim.


