Gjilan: Mbi 1270 gjoba dhe 18 patentë shoferë të konfiskuar brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë, gjatë periudhës kohore 05.01.2024-11.01.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.279 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 18 ngasësve, thuhet në njoftim.