Gjilan, një person arrestohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 tetor 2025, ka zbatuar urdhërin për kontroll të prokurorit kujdestar, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet L.H, janë gjetur dhe sekuestruar pasuri e specifikuar dhe atë, një revole e markës Zoraki 917 – T, tri vazo plastike (të improvizuara nga shishja e plastikës) me bimë të sapo mbjellë narkotike, një qese plastike me 39 gram marihuanë, një qese plastike me 23.6 gram kokainë, dy peshore digjitale, dy telefona të markës IPHON, një qantë e zezë krahu, bankënota 4 x 50 euro, 11 x 20 euro, 12 x 10 euro, 8 x 5 euro dhe disa monedha metalike – gjithsej 589.33 euro.
Nga ky operacion është arrestuar një person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet në njoftim.