Gjilan: Një person therret me thikë, përfundon në QKUK, i dyshuari në arrati

Policia ka bërë të ditur se një person dje në Gjilan është therrur më thikë, i cili ka përfunduar në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Abdulla Presheva, Gjilan 21.02.2023-22:38. Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Rasti në procedurë hetimore.