Gjilan, një shtëpi dhe një biznes kontrollohen nën dyshimin për tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi
Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim:
– Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.
– Duhan i grirë i përpunuar 104X,0,500 g.
– Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare.
– Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.
– Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.
Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e ndaluar” dhe “Shmangie nga tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

