Gjilan, për hedhje të shishes nga dritarja e veturës dënohet me 300 euro

Policia në Gjilan, në dy raste të ndara ka shqiptuar gjoba kundërvajtëse ndaj dy kundërvajtësve të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Në njërin rast në një video incizim, të dërguar në e-mail adresën zyrtare, pasagjeri i cili ndodhet në automjet shihet duke hedhur nga dritarja një shishe qelqi në rrugë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro.

Në rastin tjetër, kundërvajtësi është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit prej 0.59%.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.