Gjilan: Policia arreston një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Policia ka arrestuar një person dje në Gjilan, i cili dyshohet se i ndihmoi një kandidati për kryerjen e testit të patentë-shoferit.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPËRDORIM I DETYRËS ZYRTARE
Gjilan 02.02.2023 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer.
Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

