Gjilan: Policia jep detaje për taksistin që dyshohet se dhunoi një femër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan ka arrestuar taksistin që dyshohet për ngacmim seksual të një femre.

Njoftimi i plotë:

DHUNIM

Gjilan 18.04.2023-05:15.Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.