Gjilan, policia konfiskon 55 patentë shoferë brenda një jave
Policia në Gjilan gjatë periudhës kohore 31.10.2025 – 06.11.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik ka shqiptuar 1.593 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimn e 14 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 17 aksidenteve me të lënduar, ndërsa është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 55 ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Policia në Gjilan apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore: uleni shpejtësinë, mos përdorni telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, sikurse prej këmbësorëve kërkohet që të përdorin vijat e bardha për kalimin e rrugës, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe semaforët.

