Gjilan, Policia publikon pamjet, kërkon ndihmë për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje të rëndë
Policia në Gjilan, me qëllim identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi të të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.
Policia njoftoi se në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Vërejtje:
Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar.
Çdo informacion lidhur me rastin, përfshirë personat në kërkim, mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com
192 ose 080019999
apo përmes Aplikacionit: Lajmëro Policinë.

