Gjilan, policia shqipton 1.641 gjoba brenda javës, konfiskohen 24 patentë-shoferë
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 28.03.2025 – 03.04.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, kanë shqiptuar 1.641 gjoba.
Gjatë kësaj, periudhe në kuadër të këtyre planeve, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike ndaj 24 ngasësve, thuhet në njoftimin e policisë.
Rikujtohen shoferët e mjeteve motorike se gjatë kohës së drejtimit u ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
“Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në apelin e policisë.

