Gjilan, rreth 1.400 gjoba në trafik brenda një jave
Policia në Gjilan dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 07.06.2024 – 13.06.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë shqiptuar 1.374 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 21 ngasës, janë përjashtuar nga komunikacioni 12 motoçikleta si dhe janë shqiptuar 31 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave.
Njësiti rajonal i trafikut rrugor, në kuadër të implementimit të planit operativ “Brezi i sigurisë” ka shqiptuar 65 gjoba ndaj ngasësve dhe pasagjerëve të cilët janë hasur në komunikacion pa e vendosur brezin e sigurisë në mjet, thuhet në njoftim.

