Gjilan, rreth 1.500 gjoba për kundërvajtësit në trafik
Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 15.11.2024 – 21.11.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar 1497 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 13 ngasës, thuhet në njoftim.

