Gjilan: Rreth 1500 gjoba për kundërvajtësit në trafik, 25 për këmbësorë
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore rajonale, gjatë periudhës kohore 15.03.2024-21.03.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.466 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 16 ngasës.
Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Këmbësorët” ka shqiptuar 25 gjoba për këmbësoret që janë takuar duke kaluar rrugën jashtë vendkalimeve të shënjuar për këmbësor dhe gjoba për ngasësit e automjeteve që janë hasur duke mos respektuar përparësinë e kalimit për këmbësorët në vendkalimet për këmbësor, thuhet në njoftim.

